Sot mbledhja e 2 qeverive në Elbasan/ Axhenda e takimit në 2-vjetorin e tërmetit në Shqipëri

Rama_Kurti.jpeg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 10:00 do të mbahet në Elbasan mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Takimi vjen pas disa përplasjeve në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur, ndërkohë që pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes, përfshirë edhe atë për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe lejet e qëndrimit dhe të punës me afat 5-vjeçar.

Në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e dy qeverive. Kjo mbledhje e përbashkët e dy qeverive përkon dhe me 2-vjetorin e tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Sipas agjendës në orën 09:45 mbërrin delegacioni i Republikës së Kosovës.

Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia e pritjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më pas vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

Në orën 10:10 zhvillohet çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Në orën 11:20 zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Në orën 11:30 mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

Në orën 12:05 do të ketë foto të përbashkët.

Në orën 13:10 nis forumi i Biznesit Shqipëri–Kosovë, ku do të ketë bashkëbisedim mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme.

Në mbledhjen e dy qeverive marrëveshjet të cilat do të firmosen, do të prekin fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik dhe konsullor, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura.

Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u mbajt më 11 janar 2014 dhe u cilësua si takim historik./Faxweb.al

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë