Edicioni i ri i basketbollit shqiptar starton këtë të martë me superligën e meshkujve, që ndez motorët në derbin e kryeqytetit , Partizani-Dinamo.

 

Edicioni i 75-të i kampionatit kombëtar vjen me dy surpriza në fakt , fillimisht ishte tërheqja e durrsakëve të Goga Basket, një nga pretendentët kryesor vitin e kaluar dhe më pas rikthimi i Dinamos në kampionat pas plot 15 vitesh.

 

Që në javën e parë , kampionati rezervoi derbin në të cilën Partizani i Erdal Borovës është dukshëm favorit kundrejt nëndetëses blu. Skuadra më e tuitlluat në Shqipëri , kërkon të vijojë ecurinë pozitive të viteve të fundit kur ekipi drejtohej nga trajneri Arben Fagu.

 

Nga ana tjetër Tirana pret Vllazninë në shtëpi për të treguar se edhe këtë sezon janë me objektiva maksimale për të fituar titullin kampion.

 

Bardheblutë e Erkand Karaj nuk kanë më në radhët e skuadrës kapitenin Gerti Shima apo organizuesin e lojës Majk Vaqarri, por kanë rikthyer një prej lojtarëve më të mirë në vend si shtatlarti Endrit Hysenagolli. Duel të lehtë në letër kanë kampionët e Teutës që udhëtojnë në Kamëz për ndeshjen e parë.

 

Të gjitha duelet do të luhen këtë të martë duke nisur që prej orës 17:30 me Partizani-Dinamo .

 

Sa i përket masave anticovid, cdo basketbollistë ka dorëzuar certifikatën e vaksinimit apo një vërtetim që tregon gjendjen shëndetësore të lojtarit. Ndërkaq, mbetet në fuqi vendimi për mbushjen 30% të kapacitetit të palestrës për publikun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re