Takimi i radhës i Berishës me demokratët do të jenë në Korcë.

Lajmi është bërë i ditur nga ish nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

Nëpërmjet një postimi në facebook, ai fton demokratët që të marrin pjesën në Foltoren e radhës të liderit historic të premtën në 15 tetor, ora 18:00 në kryeqëndren e juglindjes.

 

Te nderuar qytetare dhe anetare te PD te Qarkut Korce,Diten e Premte, date 15.10.2021, ora 18.00 ne kinema Milenium ne Korce mbahet Foltorja e z. Sali Berisha me qytetaret dhe antaresine e PD te Qarkut. Jeni te ftuar te merrni pjese.Le te mblidhemi te gjithe per nje PD me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”, shkruan Edmond Spaho.

 

Sali Berishës i janë bashkuar deri më tani një numër i konsiderueshëm deputetesh, ish deputetësh, drejtues degës dhe anëtarë të Partisë Demokratike në pjesën më të madhe të qëndrave të qarqeve ku ka shkuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re