Skip to content

SPAK lëviz të gjitha gurët, kërkon me ngulm burgosjen e ”kriminelit” Edvin Prifti, ja kërkesa në Gjykatën e Lartë

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Prokuroria e Posaçme (spak) do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvin Prifti.

Mësohet se SPAK është në pritje të zbardhjes së vendimit nga Apeli i GJKKO-së dhe brenda afatit prej 15 ditës do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ishte Apeli i GJKKO-së që vendosi lirimin nga qelitë e paraburgimit të kardiokirurgut Edvin Prifti. Mjeku i QSUT ishte lënë në burg prej gati tre javësh pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Ai u prangos për llogari të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Mjeku Prifti është sulmuar disa herë publikisht dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e quajti arrestimin e tij një provë se drejtësia e re po vepron. Nga ana e tij vetë Prifti, para se ti pritej fletëarresti tha se emri i tij po përdorej politikisht në një kohë që vendi është në nisje të fushatës elektorale.

Prifti akuzohet se merrte para për pacientet që operonte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nga kontrolli i policisë, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë Lekë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb