Prej kohësh tashmë, kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar që të vazhdojë procesi i Vettingut për politikanët që ndodhen në jetën politike të vendit. PD ka dorëzuar amendamentet kushtetuese në Kuvend ndërsa ditën e sotme në Këshillin e Legjislacionit, kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se nuk e shihte si dicka të përshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë proces.

Arben Kraja:

Në raport me materialin që është përgatitur për përfshirjen e SPAK. Është një procedurë administrative e parashikuar në kushtetutë për tu realizuar që përfshin rreth 200 subjekte. Një procedurë që do kohën e saj dhe me këto kritere duhet vlerësuar. Formalisht është një mundësi për t’i ngarkuar prokurorisë detyra të tjera, por këto nuk duhet të pengojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale. Është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative me OFL-të. Ishte një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës tonë. Prandaj do ta vlerësoja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë proces. Jam kundër përfshirjes së Prokurorisë së Posaçme në këtë proces administrativ.

Pas përgjigjies së dhënë nga Kraja, ka reaguar deputeti demokrat, Gazment Bardhi i cili tha se ishte i zhgënjyer nga kjo lloj përgjigjie dhe se priste një tjetër koment lidhur me Vettingun e Politikanëve.

Bardhi: Prisja një tjetër përgjigje pasi bëhet fjalë për një institucion që lufton korrupsionin, mund t’i kuptoj disa nga arsyet por kam disa pyetje për personin në fjalë, Krajën. Nën dijeninë tuaj për aq sa e njihni legjislacionin shqiptar a është ngarkuar me kushtetutën që të hryejë procese administrative? Do të doja që t’i merrnim një nga një për të mos i mbivendosur me njëra-tjetrën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re