Pas një operacioni policor në Bashkinë Lushnje, më urdhër të SPAK, janë ndaluar mbi 10 zyrtarë e biznesmenë, mes të cilëve u shoqërua edhe kryebashkiaku, Fatos Tushe.

 

Janë lëshuar rreth 10 urdhër-arreste, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me fondet publike: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko, Gazment Çela.

 

Operacioni anti-korrupsion nisi mëngjesin e sotëm. Po ashtu, janë kryer kontrolle të shumta në banesat e personave të arrestuar. Bëhet e ditur se janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë të akuzuar nga SPAK për veprën penale “korrupsion”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re