SPAK ka zgjeruar hetimet në lidhje me grupin e Gjykatës së Krujës pas 10 arrestimeve të bujshme javën e shkuar.

SPAK është duke hetuar edhe vendimet për transferimin e të burgosurve nga burgjet e tjera për tek ai i Fushë Krujës duke patur dyshime të forta se ka patur një skemë të organizuar në këtë drejtim.

Hetimet gjithashtu janë shtrirë edhe tek transferimet në burgjet e tjera të vendit për të parë nëse ka patur apo jo shkelje, ndërsa ILD ka njoftuar nisjen e hetimit për lirimet e kryera sëfundmi nga burgjet.

SPAK arrestoi javën e kaluar gjyqtaren Enkeleida Hoxha, sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, avokati Aldo Tabaku si edhe shtatë persona të tjerë të akuzuar se përmes një skeme korrupsioni kanë mundësuar uljen e dënimit ose lirimin e të burgosurve të ndryshëm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re