Burime të sigurta për Fax News bëjnë me dije se Garda e Republikës ka marrë masa përforcuese për nën kryetarin e Kuvendit njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Aliibeaj.
Disa truproja me detyrë ruajtjen dhe sigurinë e tij janë stacionuar në Selinë e Partisë Demokratike dhe në afërsi të Alibeajt.
Në këtë kontekst autoritetet kanë marrë në konsideratë paralajmërimin e ish deputetit Spartak Braho që përmendi inicialet E.A, që sipas tij duhej të bënte kujdes për jetën e tij pasi ka informacione që do të tentohej të eliminohej. (Lexo lajmin)
Paralajmërimi i Brahos erdhi një ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që nis në orën 12:00 të të shtunës para selisë së PD-së.
Nga interesimi pranë Ministrisë së Brendshme apo policisë nuk ka pasur as pohim por as edhe mohim për thirrjen e Brahos që të sqarojë deklaratën e tij.
Edhe sot Alibeaj u shfaq në selinë e PD-së i shoqëruar nga disa roje private. (Lexo edhe lajmin)
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
