Skip to content

Specialja i përgatit ”puçin” Albin Kurtit? Zeka: Pritet arrestimi i…

Gazetari e ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmëruar se do të ndodhin arrestime të reja nga Gjykata Speciale, menjëherë pasi Albin Kurti të marrë zyrtarisht drejtimin e qeverisë.

Zeka në Kanal10 ka thënë se ka informacione se menjëherë pas krijimit të qeverisë do të aktivizohet sërish Gjykata Speciale.

“Një mori arrestimesh, në mesin e tyre edhe 7-8 deputetë”, ka paralajmëruar Zeka.

Kujtojmë se ishte pikërisht Zeka i cili në vitin 2016 kishte dhënë disa emra të cilat kishte pohuar se do të ishin objekt i Gjykatës Speciale.

Ndryshe, që disa muaj nga Specialja janë arrestuar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa.

/faxweb