COVID-19 mbyll dy qendra shëndetësore në Libohovë.

Lajmi bëhet i ditur nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër, i cili ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës, pasi katër infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me koronavirus.

Ndërkaq edhe në universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton me Covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re