Në faqen “Studentët denoncojnë” është publikuar një mesazh ku një prej studentëve thotë duke ironizuar se ka një kërkesë për Ministrine e cila dha leje qe 22 mijë tifozë të ishin të pranishem mbrëmë në stadium, pa u shqetësuar për virusin, ndërkohë që në universitete nuk do të lejohet në auditor asnjë student i pa vaksinuar.

Një ditë më parë u zhvillua ndeshja Poloni-Shqipëri dhe Ministria e Shëndetësisë dha lejen për mbledhjen e tifozëve pa marrë asnjë masë anti-Covid.

Kujtojmë se një pjesë e mirë e studentëve janë kundër vaksinimit megjithëse në ambjentet e cdo universiteti qendrat janë të hapura deri me 18 tetor që shënon dhe nisjen e këtij viti akademik.

Studenti shkruan:Duke parë që në stadium nuk kerkuan as tampon as vaksine per shkak te Covid, madje as distancim, per te mos thene qe ishte i mbushur i teri dhe se asnje institucion nuk reagoi, atehere jam e mendimit qe ti bejme kerkese Ministres tone te dashur qe te kujdeset per shendetin tone qe te na lejoje te bejme mesim te stadiumi meqe atje nuk paska VIRUS!

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re