Skip to content

Suedia merr presidinecën e OSBE-së, ministrja e jashtme mesazh Ramës: Misioni shqiptar në Vjenë vërtet frymëzues

Nga  1 Janari Suedia ka marrë presidencën e OSBE-së, post ky i mbajtur gjatë 2020 nga Shqipëria dhe kryeministri Rama. Përmes një postimi në Tëitter, ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linden ditën e marrjes së detyrës e cilësoi misionin shqiptar në Vjenë në krye të OSBE-së  vërtet frymëzues.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, shkruan Ann Linde.

/faxweb