Ministria e Financave në Kosovë është sulmuar kibernetikisht nga persona të pa-identifikuar këtë të diel.

Sipas njoftimit të publikuar nga autoritetet vendase bëhet me dije se shërbimi online për shtypjen e faturave të tatimit në pronës është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar,  të cilët kanë përdorur  të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Njoftimi i plotë:

Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re