Sekretari i Përghjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi ditën e sotme se sulmet amerikane ndaj Iranit nuk kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Ndërsa u pyet mbi sulmet amerikane në fundjavë mbi bazat ushtarake iraniane, ai tha se nuk ajnë shkelur të drejtat ndëkrombëtare.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se sulmet amerikane ndaj Iranit nuk kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas Rutte aleatët e NATO-s kanë rënë dakord prej kohësh se Irani nuk duhet të zhvillojë asnjë armë bërthamore.

“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore (NPT)”, tha ai.

Rutte vazhdoi duke thënë se plani i ri i investimeve në mbrojtje i aleancës do të jetë 5% e PBB-së dhe kjo do të ndihmojë në sigurimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ndërsa udhëheqësit fillojnë të mblidhen për samitin këtu, ky është fokusi ynë – të sigurohemi që kemi gjithçka që na nevojitet për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi”, shtoi ai.

Në përfundim Rutte theksoi se “kërcënimi më i rëndësishëm” me të cilin përballet aleanca e mbrojtjes është Rusia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko