Detaje të mëtejshme kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së të diëlës në Korçë, ku është sulmuar nje cift me qëllim per tu grabitur teksa ishin pranë makinës, në afërsi të Varreve të Dëshmorëve, në Korçë.
Nga deklarimet e 23- vjecarit Danjel Toska, ai ishte duke pirë jashtë makines me vajzën dhe në një moment, një person i maskuar, që dukej sikur posedonte një armë është afruar.
Toska është shprehur në komisarit se ka pasur një konflikt midis tij dhe personit që është ende i paidentifikuar ku më pas 23 vjeçari është larguar për t’i shpëtuar personit e duke duke lajmëruar menjëherë policinë.
Megjithëse arriti në vendngjarje dhe shoqëroi viktimën e sulmit, madje mori edhe dëshminë e këtij të fundit, Policia e Shtetit nuk ka lëshuar ende asnjë njoftim në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, autori endet i lirë dhe nuk është identifikuar nga oficerët e ligjit.
