Skip to content

SUPERAKSION në Itali, arrestohen 55 persona, 27 prej tyre shqiptarë. Trafikonin drogë ”made in albania”

Një operacion ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar në orët e fundit ka vënë në pranga 55 persona, nga të cilët 27 janë shqiptarë.

Mësohet se hetimet për shkatërrimin e këtij grupi kriminal kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora.

Mediat italiane raportojnë se numri më i madh i të arrestuarve ka qenë në Itali, por ka pasur dhe një person të kapur në Shqipëri dhe Gjermani.

Droga transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, dhe më pas synonte që të arrinte tregun gjerman, he shtete të tjera të europës. Mënyra e transportit të lëndës narkotike ishte kryesisht me tren dhe me autobusë.

Mes personave të arrestuar ka dhe shumë nigerianë, të cilët merreshin më pas me shpërndarjen e lëndës narkotike.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb