Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje nga arkivat e tij sikurse citon ai, në mes të një parcele hashashi, ndërsa bën krahasimin e përmasave të mbjelljes dhe tregtimit të saj, ku pohon se pak gjëra kanë ndryshuar.

Sipas Hoxhës, dallimi i vetëm është se është rritur çmimi, ku nëse sipas tij dikur koshtuonte 1000 euro kur e zbarkoje në Itali, sot të njëjtën vlerë ka në fund të parcelës.

“Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin”, shkruan Hoxha.

Nostalgji… Duke germuar ne arkive… U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?! Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe. Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas. Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles.

U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune. Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin… Jemi mire, jemi mire… Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit…

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/1054795714558096/?t=20

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re