Një ndër masat që do të marrë Partia Demokratike për të ndihmuar biznesin menjëherë pas 25 prillit do të jetë heqja e pagesës korruptive të fiskalizimit.

Premtimin e ka bërë ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një takimi me tregtarë të Tregut Çam në Tiranë.

“Ata që kanë paguar deri tani këtë nga 400 deri në 2000 euro për këtë afere korruptive, do t’i marrin paratë mbrapsht”, u garantoi ish-deputetja e PD Jorida Tabaku, tregtarëve të Tregut Çam në Tiranë.

Biznes: Një pyetje kam unë. N.q.s. juve do e merrni, çfarë do të bëhet me sistemin e ri te fiskalizimit?

Jorida Tabaku: Njre biznes paguan 400 deri në 200 euro shtesë në vit për sistemin e ri të fiskalizimit, që është aferë korruptive. Asnjë biznes nuk do ta implementojë sistemin korruptiv të fiskalizimit.

Biznes: Unë p.sh. që e kam marr me detyrim? Sepse ishte të 7600 subjektet e përzgjedhura.

Jorida Tabaku: Te parat? Nuk do të zbatohet sistemi i fiskalizimit.

Biznes: Ajo pagesa që u bë, quhet?

Jorida Tabaku: Është e panevojshme dhe bizneset nuk do të kenë asnjë kosto nga kjo. Do të rimbursohen ato biznese që e kanë nisur instalimin.

Tregtaret i thanë znj. Tabaku se mezi po kalojnë muajin dhe se po mendojnë edhe t’i mbyllin dyqanin e të largohen nga vendi, si rruga e vetme që u ka mbetur në një kohë kur politika vijon t’i injorojë problemet e tyre. Por ish-deputetja premtoi se situata do të ndryshojë me zgjedhjet e 25 prillit dhe asnjë politikan nuk do të mund ta përdorë me pushtetin për interesat e tij dhe të një grupi klientësh, pasi në fokus do të jetë qytetari dhe biznesi i ndershëm.

Biznes: Është biznes familjar dhe ne me këtë mbajmë familjen, kemi dy fëmijë në familje dhe me këtë mbajmë familjen.

Jorida Tabaku: E kuptoj.

Qytetarja: Dhe tani shiheni dhe vetë se si është.

Pas pandemisë d.m.th. nuk është se kemi jetuar, por kemi mbijetuar, me shumë sakrificë më thënë të drejtën…

Jorida Tabaku: Shikon nëpër televizorë dhe nëpër media sikur Shqipëria sot është në një bum të madh ekonomik, ndërkohë që realiteti është ky që flasim.

Biznesi: Ne jemi shtresa e mesme, jemi biznesi i vogël. Jemi të vetëpunësuar, mbahemi vetë. Nuk e di por, o ne do ikim nga ky vend…

Jorida Tabaku: Jo, përndryshe këtu vdes shpresa.

Biznes: Këtu ka vdekur shpresa.

Jorida Tabaku: Sfida më e madhe është që të prekim çdo gjë që ne themi, ta bëjmë realitet. Dhe ky është angazhimi.

Jorida Tabaku: A morët mbështetje gjatë pandemisë?

Biznes: E morëm atë ca ishte, ishte si kruajtëse dhëmbësh.

Biznes: Jo, ne nuk morëm, sepse ishim biznes i madh dhe na lejoi që të rrinim hapur.

Biznes: Mua më kanë dhënë vetëm 400 mijë lekë të vjetra.

Jorida Tabaku: Ajo që ishte njëherë.

Biznes: Dhe kaq!

Jorida Tabaku: Po ça mbulove me ato?

Biznes: Asgjë!

Biznes: Nuk është se kam shumë, kam 6 vjet. Kam të paktën tek Tregu Çam, 10 vjet që punoj, dhe me keq se ç’ është tani, s’ka qenë kurrë, asnjëherë!

Ish- deputetja Tabaku i shpjegoi biznesit se programi i Partisë Demokratike e çliron biznesin nga barra e rendë e taksave dhe pagesat korruptive dhe vendos drejtësi fiskale me taksën e sheshtë 0,5% mbi xhiron duke përfshirë dhe taksat lokale, si taksë që sjell lehtësira për sipërmarrjet dhe zhvillim për ekonominë kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re