Avdullah Hoti kishte paralajmëruar një takim me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, kryedemokratin Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërkohë që ka kryer një tjetër takim të papërcaktuar në axhendën e tij në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar takimin në zyrën e tij me kryeministrin e sapoemëruar në Kosovë, ndërsa shprehet se e ka uruar për marrjen e detyrës, si dhe ka vlerësuar raportet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.

Statusi i Berishës në Facebook:  Takim me Kryeministrin e Republikes se Kosoves, zotin Avdullah Hoti! Te dashur miq, sot pata nje takim me kryeministrin e Kosoves, zotin Avdullah Hoti, i cili gjendet ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

Ne kete takim pata rastin t’i uroj direkt zotit Hoti suksese ne detyren e larte dhe misionin tejet te rendesishem te Kryeministrit te Republikes se Kosoves qe i besoi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Gjate takimit diskutuam gjeresisht mbi rendesine jetike te bashkepunimit midis dy vendeve tona dhe per projektet kryesore qe mund te ndermerren ne te gjitha fushat ne kuadrin e ketij bashkepunimi bilateral por edhe rajonal.

Zoti Hoti me percolli urimet dhe pershendetjet e kryetarit te LDK zoti Isa Mustafa dhe une perfitova nga ky rast per ti derguar zotit Mustafa urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen e thelle per bashkepunimin miqesor e te frytshem qe kemi patur njeri me tjetrin dhe midis dy partive tona qe ne themelimim e PD e ne vazhdim. Takimi ishte i hapur dhe kaloi ne frymen e mirekuptimit te plote. sb

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re