Ka nisur me tensione vizita e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu në Greqi. Ndalesa e parë sot e shefit të diplomacisë turke ishte në Komotini, pjesë e Trakisë ku qëndroi rreth 5 orë.

Çavuşolulu vizitoi konsullatën turke në Komotini, shkollën e mesme të minoritetit turk dhe drekoi me përfaqësuesit e pakicës myslimane, pasi mblodhi edhe një pemë.

Por s’u mjaftua me kaq. Ministri bëri një postim në Tëitter duke shkruar se “Puna e myftinisë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen dhe forcimin e unitetit dhe solidaritetit të pakicës turke” në këtë pjesë të Greqisë.

Kjo nuk i pëlqeu Athinës zyrtare që reagoi përmes ministrisë së Jashtme duke theksuar që “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut dhe se zbaton plotësisht detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Lozanës, i cili në mënyrë të qartë i referohet pakicës myslimane në Traki. Pakica myslimane në Traki ka rreth 120,000 banorë grekë.

Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar këtë realitet, si dhe pretendimet e mos-mbrojtjes së të drejtave të tyre, ose të diskriminimit të pretenduar, janë të pabazuara” thuhet në deklaratë.

Nesër, Ministri i Jashtëm turk do të ketë takime me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në kushtet kur dy vendet kanë një marrëdhënie shumë të tensionuar për shkak të cështjes së kufirit detar.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re