Edhe pse vaksinimi i punonjësve të transportit publik ka nisur prej disa ditësh, që nga momenti kur ministria e shëndetësisë njoftoi se do të përfshihen edhe shoferët e taksive, këta të fundit nuk kanë marrë ende asnjë dozë.

 

BILBIL CARA

SINDIKATA SHQIPTARE E TAKSIVE

 

Na kanë kërkuar listën sa taksistë janë, ne e kemi dërguar, për 3000 në gjithë Shqipërinë, në Tiranë rreth 1500, bashkë me individët dhe shoferët që punojnë me kontrata pune. Sot morëm nga ministria një njoftim, 5 ditë me vonesë pas datës 26, për arsye se e kishin vendosur t’i bënim te çadrat te sheshi Skënderbej, për arsye subjektive të tyre të vaksinimit, që nuk e durojnë dot nxehtësinë. Deri tani nuk është vaksinuar asnjë taksist, përveç atyre që kanë mbush moshën. S’kemi filluar akoma. Dhe kjo vetëm për Tiranën.

 

Shoferët shprehen se ndihen të rrezikuar nga infektimi dhe si të tillë, marrja e injeksionit është e vonuar.

 

XHEVIT BARA

SINDIKATA SHQIPTARE E TAKSIVE

 

Unë them që taksisti ka qenë shumë i rrezikuar, vetëm 30 cm larg me klientin. Duhet të ishin vaksinuar shumë më përpara, është shumë vonë.

 

Taksistët kërkojnë që afatin dy ditor për marrjen e vaksinës që ministria ka vendosur për ta, të shtyhet.

 

XHEVIT BARA

SINDIKATA SHQIPTARE E TAKSIVE

 

Për dy ditë afat që na ka lënë ministria është e pamundur të vaksinohen të gjithë dhe t’i lajmërojmë të gjithë. Ne i kemi taksitë e shpërndara deri në fund të Shëngjergjit, e pamundur të grumbullohemi mbi 1000 taksi, se nuk jemi repart.

 

BILBIL CARA

SINDIKATA SHQIPTARE E TAKSIVE

Kërkojmë që të hiqet ky afat, të mund të vaksinohemi edhe pas dy ditëve.

 

Procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit do të zhvillohet ne stadiumin “Air Albania”.