Drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Taulant Balla, deklaroi se socialistët kanë garantuar rezultatin më të lartë historik në 30 vite në këtë qark.
Balla tha se PS ka përtej 90 mijë votave që do ti mundësonin mandatin e 9-të në Elbasan.
“PS e Elbasanit dhe patronazhistët tanë të cilët padyshim kanë bërë një punë të shkëlqyer në të gjithë territorin, duke i garantuar PS-së në qarkun e Elbasanit rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite. Jam shumë i sigurt që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90 mijë votave, që do na mundësonin të kishim mandatin e 9-të këtu në Elbasan. Ajo që na duhet është që procesi i numërimit të eci normalisht. Me qetësi. Partitë politike nuk kanë nevojë të jenë të gjitha të grumbulluara për të dëmtuar procesin e numërimit.
Ajo që sjellë rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e votimit ishte fakti që ne u dhamë mundësinë të votojnë jo vetëm për paritë politike por edhe të kandidatëve. Në fund dua t’i them popullit të shkëlqyer të qarkut tonë. Unë e di që komisionerët janë të lodhur, por puna e tyre përfundon sapo përfundon dorëzimi.
Pritshmëria jonë vazhdon të mbetet 9 mandate në Elbasan. Unë e kam thënë që në Elbasan objektivi ynë minimal është 8 mandate dhe objektivi maksimal është 9 mandate. Populli i Elbasanit ka folur dhe i ka dhënë PS-së rezultatin më të mire historik, dhe rezultati e ka brenda edhe mandatin tim”, tha Balla.