Ka përfunduar vizita e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Erdogan mbërriti mëngjesin e sotëm në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare 1-ditore. Pas u prit me ceremoni në shenjë mirëseardhje, Erdogan vizitoi Laçin në kuadër të inagurimit të banesave për 522 familje, pas shkatërrimeve që la pas tërmeti i nëntorit.

Më pas vizita e Erdogan u pasua me një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ku u firmosën 7 marrëveshje bashkëpunimi. Erdogan mbajti edhe një fjalim nga foltorja e Kuvendit, ndërsa në mbrëmje inauguroi hapjen e xhamisë Et’hem Bej si dhe njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe xhamia e Namazgjasë.

Në fund Erdogan u nis për në Rinas, ku u ndanë me një përqafim me kryeministrin Edi Rama.

Rama: Shumë të fala të bëni, të gjithë familjes.

Erdogan: Faleminderit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re