Në Greqi protestat që kanë përfshirë kryesisht Athinën së fundmi kundër dhunës policore nuk kanë ndërmend të ndalen.
Sipas mediave të greke, ditën e sotme janë duke u zhvilluar marshime, tubime në të gjithë Athinën dhe në shumë zona të Greqisë, kundër dhunës së policisë.
Mesazhi e tyre janë: “Të gjithë janë me ne. Do të vazhdojë, do jetë në çdo rrugë, në çdo shesh.”
Mësohet se protestuesit kanë ndaluar në qendër të Athinës, Exarchia, Panormou, Nea Ionia, Shën Petersburg, Ilioupoli, Agios Anaryros, Ilion, por edhe në Selanik, Patras, Ierapetra, Korfuz, Dramë.
Më herët janë zhvilluar tre protesta në Selanik. Studentët u mblodhën në Kullën e Bardhë në mesditë dhe marshuan në qendër të qytetit, duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër dhunës së policisë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
