Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar në emër të opozitës hetim për rritjen e çmimit të bukës e miellit.

Tabaku thotë se brenda tre javëve duhet thirrur Autoriteti i Konkurrencës në një seancë dëgjimore.

Ajo theksoi se kjo rritje nuk varet nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

Pjesë nga fjala e Tabakut:

Të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës.

Rritja e çmimit të bukës dhe miellit brenda një dite, marrja e një iniciative për hetim në treg pa dalë me konkluzion nga Autoriteti, dhe situata e krijuar na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm, për ata që na kanë votuar, të na prezantojnë çfarë ka ndodhur, situatën, pse është rritur çmimi.

Besoj që janë të gjithë të ndërgjegjshëm që kjo është një situatë që nuk varet nga situatë e jashtme, brenda tre javëve të thërrasim Autoritetin e Konkurrencës, të hetojmë, dhe të ketë sugjerime, nga operatorët, besoj që deputetët e këtij komisioni kanë nevojë për transparencë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re