Ka nisur protesta e banorëve të 5 Majit dhe të Laprakës, përpara Parlamentit.

Qytetarët kanë kërkuar që të bllokojnë rrugën kryesore, por janë ndaluar nga punonjësit e policisë.

‘Të kanë vjedhur lekët e uniformave ty, kemi dalë që të protestojmë edhe për ty, kanë vjedhur lekët e uniformës, që ti të kesh vapë në verë, temperaturat janë 40 gradë’.

‘Kam ardhur për të mbrojtur shtëpinë time, atje më keni marrë zvarrë, po këtu pse nuk na lini që të protestojmë’.

‘Unë kam besim te logjika jote, ajo duhet të jetë më e shëndetshme sesa ligji’.

‘Nuk kemi ardhur për të kapur deputetët, ata mund ti kapim kur të duam, kemi 30 vite që paguajmë taksa, dhe ju paguheni me taksat tona’.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re