Gazetari Artur Nura i ftuar në emisionin “Te Panthenat” nga Arbi Fortuzi ka folur për konfliktin Veliajt –Duka dhe zgjedhjet në FSHF.

Artur Nurës nuk i jep të drejtë asnjë pale në këtë konflikt por thekson se në parim duhet të bëhet “rotacioni”, madje edhe në drejtimin e FSHF-së e cila sipas tij është një motor i fuqishëm ekonomik.

Ky debat kla marrë një dimension politik deri sa në përplasje është edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Qarkullimi i pushtetit ka një stoicizëm për të mos lëshuar këtë post nga pikëpamja administrative sic është Armand Duka. Veliaj ka thënë që edhe zgjedhjet janë manipuluar por duhet të bëhet transparencë. Veliaj ka thënë se në zgjedhje ka pasur pjesëmarrës më shumë se delegatë të mundshëm. Tashmë në cdo sallë ka kamera survejimi, mund të na vërtetojë.

Nga pikëpamja ligjore Veliaj nuk do ta bëjë ligjore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është aksioner që do të thpotë me taksat tona financon këtë aktivitet dhe këtë institucion. Veliaj foli për të ardhura të tejskajshme të personelit të këtij institucioni, futbolli kudo në botë është një institucion i rëndësishëm ekonomik sepse ka shumë para në futboll. Krytetari i bashkisë duhet të na i kishte thënë më përpara në opinionin publik, unë nuk i jap të drejtë as Veliajt as Dukës. Unë si gazetar më shqetëson fakti që askush nuk e lëshon një post të caktuar këtë nuk e bën vetëm Duka, pasi nuk është kultura e dorëheqjes. Formalisht e ka bërë Sabri Gode por edhe Fatos Nano.

Unë po i referohem parimeve universale, është përtej kohës. Unë si qytetar i bëj apel institucioneve ligjore të kapin personat që i vendosën lëndë plasëse Armand Dukës. Fuytbolli është një motor i rëndësishëm financiar, pse mos ketë qarkullim elitash edhe në futbollin shqiptar ashtu sic ndryshohen futbollistët të cilët pas një moshe kalojnë ose në staf teknik ose trajner ose tifoz i thjeshtë.
Nuk më surprizoi se e dimë që gjitha pushtetet janë në një dorë, përgjegjësi ka edhe opozita që edhe sot e kësaj dite nuk është në nivelin e duhur, edhe aty ka interesa financiare. Kontrolli i së majtës në të gjitha instrumentet është i gjithëanshëm, ky nuk përbën lajm sepse e dimë gjithë. Fax Neës bëj komplimenta live për pavarësinë që ka mbajtur për institucionet ligjore”, tha Nura.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re