Këtë të premte nis dhe faza e dytë e Superligës Shqiptare me një nga ndeshjet me të bukura të kampionatit sic është ajo mes Partizanit dhe Teutës.

 

Dy skuadra rivale për titull dhe me objektiva të njëjtë do të matin forcat në Elbasan Arena për tu kthyer tek fitoret .

 

Të kuqtë e kryeqytetit nuk po reagojnë dot , kjo duket dhe tek rezultatet në fushën e blertë ku në 9 ndeshje kanë marrë 9 pikë dhe pozicionohen në vendin e tetë, 4 pikë nga Teuta e vendit të katërt.

 

Megjithatë tekniku Ilir Daja nuk do ti shtojë prsionin djemve të tij kur thotë se dueli ndaj bregdetarëve do të jetë njësoj si ndeshja e radhës për ta.

 

 ILIR DAJA- TRAJNER I PARTIZANIT

 

 “Teuta është një skuadër cinike dhe nëse I lë hapësira të godet. Duhet të jemi të gjithë bashkë. Kemi krizë rezultatesh pasi Partizani nuk është mësuar me këto rezultate. Në fushë kemi bërëi mirë pasi nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar. Duke analizuar fazën e parë, disa skuadra kanë qenë më stabël, por vendi i 3-të në klasifikim nuk është më larg se 4-5 pikë. Ajo që na jep garanci është loja dhe se kundërshtarët nuk kanë bërë një lojë më të mirë se ne. 80% e ekipeve kanë përjetuar atë që kemi përjetuar dhe ne”.

 

I pyetur për ndryshimet që pritet të bëjë në skemën e lojës, Daja përgjigjet :

 

ILIR DAJA – TRAJNER I PARTIZANIT

 

”Ndryshimi i skemave nuk ka të bëjë me ndryshimin e madh të manovrës, por me lojtarët që kemi në dispozicion. Në 4-4-2 nuk mund të fusësh në sulm një mbrojtës të djahtë, unë nuk jam nga ato trajner që I fus lojtarët në fushë dhe t’i them bëni ça të doni. Këto ndryshime kanë ardhur pasi kemi patur lojtarët të dëmtuar dhe nga dëshira për të fituar Nuk them që kanë gabuar lojtarët e rinj apo të vjetër pasi kemi gabuar të gjithë. Presioni e gabimeve e ndjejnë më shumë lojtarët e rinj, por ajo që më kënaq më shumë është se Partizani me Dajën apo Dajën ka një të ardhme të sigurt.”

 

 

Dueli Partizani -Teuta luhet këtë të premte në orën 16:45 në stadiumin Elbasan Arena.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re