Marko Arnautoviç shënoi golin e 3-të në fitoren e Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në fazën e grupeve, por në vend që këtë moment ta shijonte duke festuar, sulmuesi austriak me origjinë serbe ofendoi me fjalë një nga lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut duke i thënë: Të *** mamanë shqiptare.

Kundërpërgjigjen ja kanë kthyer ditën e sotme shqiptarët e Londrës të pranishëm në stadiumin ‘Wembley’, gjatë ndeshjes Austri-Itali.

Një i ri shqiptar është fotografuar me një pankartë ku shkruan “Aranutoviç, të fala mamit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re