Kryetarja e Këshillit të Lartë gjyqëësor, Naureda Llagami, ka bërë një raportim gjatë mëngjesit të ditës së sotme, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Gjatë raportimit të saj, Llagami ka bërë një bilanc të vështirësive dhe çështjeve që janë zgjdhur nga gjykatat në të gjithë vendin teksa ka dhënë edhe një lloj sugjerimi përsa i përket mënyrës së organizimit.

Ajo ka propozuar që numri i gjykatave të Apelit të ulet dhe nga 22 që janë në total, të jenë vetëm 12. Sipas saj ky lloj riorganizimi do të ulë kohën e shqyrtimit të çështjeve dhe do të rrisë nivelin e gjykimit për to.

“Unë e kuptoj qasjen që ka ministria dhe të gjithë ne në lidhje me aksesin në drejtësi, sepse produkti ofron që gjykatat të mblidhen në ato më të mëdhaja. Këshilli e ka të pamundur për të bërë një vlerësim total të gjyqtarëve, për shkak dhe të procesit të VETTING-ut. Qasja që ka pasur Këshilli, është grupimi i këtyre gjykatave. Unë kam parashtruar se si do të grupohen gjykatat dhe si është menduar jo vetëm nga ana e Këshillit, por edhe e gjykatave.

Nga 22 gjykata, të grupohen në 12 gjykata. Sepse ne kemi Gjykata si Lezha dhe Përmeti dhe nga ana e ngarkesës nuk krahasohen dot. Arsyet e riorganizimit është për shumë arsye, për menaxhim i burimeve njerëzorë, por edhe aksesit. Kemi një kolaps sa i përket gjykatave të apelit. Gjashtë prej tyre, në një kohë që sistemi është në këtë gjendje. Grupimi i apeleve do të mundësojë që vlerësimi i çështjeve të jetë i drejtë dhe në kohë të shpejtë për të gjithë qytetarëve. Një tjetër masë në kuadrin e përmirësimin e efiçencës është rritja e burimeve njerëzore”- u shpreh Llagami.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re