Ministri i  Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës që të shkrijë hipotekën e Durrësit.

 

Vendimi ekstrem erdhi pas shqyrtimit të 215 dosjeve nga njësia antikorrupsion dhe konstatimit të shkeljeve të rënda, që kanë sjellë pasoja serioze në zhvillimin urban të qytetit.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

 

“Pjesëtarët e njësisë antikorrupsion, mjafton të marrin rastet dhe praktikat që kanë në tavolinë dhe në të gjitha gjasat do të ketë shkelje në mos të natyrës penale do të ketë shkelje të natyrës administrative. Kadastra e Durrësit, atje kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra thuajse të gjithë drejtorinë. Ne i kemi referuar drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie. Janë 215 dosje legalizime objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë. Në këto dosje ka rezultuar se mungonin dokumentacionet më të rëndësishme të ligjit. Pa harta, pa ortofoto e një sërë shkeljesh të tjera. Është një guxim i madh e gjitha në shkelje. …. Janë bllokuar rrugë që sipas numrit zhvillimor do të ishte rrugë qyteti.”

 

Sa i takon raportit të “Transparency Internatiponal” për korrupsionin që vëren një progress minimal në 10 vitet e fundit, Manja u shpreh se do të merren masa në mënyrë që të ketë rezultate sa më konkrete ndaj këtij fenomeni.

 

Manja u shpreh se inspektorët kanë gjetur shkelje edhe në Kadastrën e Sarandës, ku punonjësit e kësaj agjencie kanë lejuar legalizimin e dy objekteve që përbëjnë pengesë për ndërtimin e rrugës së qytetit jugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re