Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, reagon Policia e Shtetit: Qëlluan në ajër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Ishull-Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake nuk ka persona te lenduar.

Policia ka nisur verifikimet ne vendin e ngjarjes. Rrethanat mbeten te paqarta, nderkohe policia po administrohen gezhojat e gjetura.

Sipas Policise se Shtetit, nje person ende i paidentifikuar, ka qelluar ne ajer, nderkohe ata shtojne se po punohet per identifikimin dhe arrestimin e autorit.

NJOFTIMI

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër .

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb