Disa persona gjuajnë me armë zjarri në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme në orën 23:20 disa persona kanë shtënë disa herë me armë zjarri në rrugën “Malush Kosova” dhe janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

“Rr. Malush Kosova, Prishtinë, 21.11.2021 – 23:20. Është raportuar se persona të pa njohur kanë shtënë disa herë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re