Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Theth, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital (Detajet)

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Theth të Shkodrës.

Policia njofton se ka mbetur i plagosur një shtetas me iniciale G.T i cili po transportohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb