Të sjellësh në shqip autorët e huaj/ Përkthyesit dhe botuesit tregojnë vështirësitë

IMG_8068-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Subscribe

Të përkthesh një autor të huaj dhe ta afrosh atë me lexuesin është një nga sfidat më të mëdha që has një përkthyes.

 

Por shpesh përshtatja në gjuhë, në stil dhe bërja njësh autor-përkthyes nuk realizohet plotësisht.

 

 

AIDA BARO

PERKTHYESE

“Përzgjedhja që bëhet për të gjithë autorët e huaj bie patjetër në njëfarë mënyre mbi shpinën e përkthyesve. Një përkthyes i mirë jo vetëm që duhet të njohë gjuhën e huaj por duhet të njohë dhe gjuhën shqipe nga ana tjetër. Kuptohet që problemet janë të mëdha në varësi sipas librave. Librat e nobelistëve kuptohet që janë edhe më të vështirë. Duke e njohur edhe autorin, duke hyrë dhe më tepër nën lëkurën e autorit ne përkthyesit dimë si të manovrojmë nën lëkurën e një autori të caktuar.”

 

 

Përkthimi vlerësohet si krijim, ndaj dhe puna për të sjellë një vepër të huaj në gjuhën shqipe është shumë e vështirë dhe tejet profesionale. Por sa besnik i qëndron një përkthyes autorit?

 

 

ANASTASI PRODANI

PERKTHYESE

 

“Unë kam përkthyer edhe autore te tjere të huaj por përkthimi i një autori si Camilo Jope Cela për mua ishte sfidë me vete.

 

Botues dhe përkthyes pohojnë se ndonëse në 30 vite cilësia e të sjellurit në shqip të librave të huaj është rritur, ende ka vend për përmirësim.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë