Pas protestës në burgun e Vlorës, familjarët e Mateos, vijojnë në qendër të qytetit.

Ata janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin në qendër të Vlorës, teksa një zëri therrasin “Drejtësi për Mateon”.

 

Qytetarët e respektojnë dhimbjen e familjes së Mateos, makinat presin në rrugë në qetësi, ndërsa edhe disa i janë bashkuar protestës. Nëna e 8-vjeçarit pak më parë tha se do që autori t’i tregojë se përse vrasësi i mori jetën djalit të saj.

 

“Pres të na thotë të vërtetën, çfarë të donte do ja jepja… Të dalë aty i poshtri, dil kriminel i mallkuar, dil ore i poshtër… Dua të marr gjak” u shpreh ajo teksa tentoi të ngjitej sipër derës së hekurt të burgut për të kaluar në anën tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re