Saimira Hoxha, e motra e punonjësit të Kadastrës, të cilit iu dogj makina gjatë natës, teksa e kishte parkuar në oborrin e banesës.

Ajo është shprehur se mjeti mund të jetë djegur për shkak të profesionit të 32-vjeçarit. Megjithatë nuk ka përjashtuar pistën e problemeve familjare.

Para kamerave ajo ka treguar se pas zjarrit mund të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka më shumë se 6 vite që përballet në gjyq.

“Ishte ora 3 e mëngjesit dhe ndjeva borinë e makinës. Makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, makina mori direkt flakë. Vëllai nuk ka konflikte.

Ermali nuk ka konflikte, nuk ka shkelur asnjë në kallo. Kam proces gjyqësor me ish-bashkëshortin. Kam gjyqin më 9 shkurt dhe e ngre si ide këtë.

Mund të jetë ish-bashkëshorti im, për të marrë djalin e tij. Nuk ka arritur dot ta marrë. E bën për të marrë djalin, që të thotë se fëmija nuk ka siguri atje,”-u shpreh ajo. 

Makina e Ermal Hoxhës është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, megjithatë po punohet për kapjen e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re