Kur kanë kaluar më shumë së një vit e gjysmë nga parlamentaret e 25 prillit dhe kur jemi në prag të vendoreve të 2023-it, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosë të gjobisë partitë politike.

Gjoba më e madhe e vendosur  nga Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është për Partinë Socialiste. 5.5 milionë lekë në total, për tejkalim të buxhetit të shpenzuar për zgjedhjet dhe për mos-dërgimin në kohë të raporteve financiare.

Nga vlera maksimale e lejuar në kodin zgjedhor, 167 milionë e 480 mijë, socialistët shpenzuan për zgjedhjet e përgjithshme 172 milionë e 46 mijë, pra 4 milionë e 566 mijë lekë më shumë.

Për Partinë Demokratike gjoba në total është 700 mijë lekë. Disa prej kandidatëve për deputetë nuk kanë deklaruar paratë e shpenzuara për fushatë dhe raportet financiare nuk janë dorëzuar në kohë dhe sipas kritereve të KQZ-së.

Nga partitë kryesore, e vetmja që nuk është gjobituar është ish Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë. Ajo është e vetmja forcë politike që rezulton më e rregullta në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Thuajse të gjitha partitë që morën pjesë në parlamentaret e një viti më parë janë subjekt gjobe. Nga auditi i bërë nga Komisioni Qendror i Zgjdhjeve shkeljet kryesore janë mosdeklarimi i të ardhurave të përftuara nga subjektet private dhe paratë e shpenzuara nga kandidatët në garë për tu bërë deputet.

Partitë politike kanë tre ditë kohë për ta ankimuar vendimin e Ilirjan Celibashit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, në të kundërt, do të paguajnë gjobat, para të cilat i shkojnë buxhetit të shtetit.

 

Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj):

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re