Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë  apel për shoferët të cilët duhet të udhëtojnë në aksin rrugor Bogë-Theth i cili është zbardhur nga dëbora.

 

ARRSH bën me dije se qarkullimi kryhet me zinxhir ndërsa i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.

 

“Në aksin Bogë-Theth nuk ka reshje dëbore. Temperatura është -14°C.Si pasojë e erës së fortë ka depozitime të dëborës në trup të rrugës.Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit. Qarkullimi kryhet me zinxhir

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH