Home SHQIPERIA Temperaturat deri në -13 gradë, meterologia zbulon nëse do bjerë borë në Tiranë gjatë këtyre ditëve

Temperaturat deri në -13 gradë, meterologia zbulon nëse do bjerë borë në Tiranë gjatë këtyre ditëve

0
Temperaturat deri në -13 gradë, meterologia zbulon nëse do bjerë borë në Tiranë gjatë këtyre ditëve

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Janari do të rikthejë sërish temperaturat e ulëta me temperatura me minus dhe acarin. Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja gjatë një emisioni televiziv ka treguar se duke filluar nga e mërkura do të ketë ulje temperaturash, por kulmi do jetë të premten ku termometri pritet të shkojë deri në -13 gradë celsius.

“Duke filluar që nga nesër do kemi depërtimin e të ftohtit, mëngjesi i të mërkurës do të jetë i acartë, termometri do të zbresë shumë, do të qëndrojë për 6-7 ditë, i ftohtë, i kthjellët, do ketë reshje të pakta dhe të izoluara në verilindje dhe juglindje. Më problematike ngricat. I ftohti kulmon të enjten dhe të premte, ku termomenti shkon deri në -9.

Edhe zonat në juglindje do të jetë shumë ftohtë, nuk do ketë borë, do jetë shumë e thatë, me flokë dëbore të papërfillshme. Një ditë tipike nordike, termometri do të shkojë në fundjave deri në -13 në Bulqizë apo në zona të tjera në vendit”.

Meterologia tha se janari deri më tani ka qenë me mot të ngrohtë, por i dyti do jetë i acartë, ndërsa 10 ditëshi i fundit rikthen reshjet sërish.

“Janari ka qenë dhe pritet të jetë dinamik, 10 ditëshi i parë, ngrohtë, i dytë me mot të acartë ndërsa 10 ditëshi i fundit do të ketë edhe prezencë reshjeje, dhjetori dhe janari ngjajnë me dimrat e viteve
’90 që kishin vite që s’i kishim parë”.

Por pyetjes se nëse do ketë dëborë në Tiranë,meterologia tha se të paktën për këtë javë nuk pritet që të ketë reshje dëbore.

S’ka sinjale për reshje dëborë, edhe Tirana mund të shkojë -2 gradë, por këtë javë nuk parashikohen reshje.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë