Është tensionuar situata në mbledhjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 15 prillit.

PS kërkoi pesë minuta pushim, por kjo nuk u pranua nga Alibeaj, duke bërë që maxhoranca të largohet nga mbledhja. Megjithatë kjo nuk e ka penguar PD që të vijojë me pikat e tjera të rendit të ditës, pa praninë e maxhorancës.

PD vijoi me rendin e ditës pa PS por më pas administrata e Kuvendit i ndërpreu sinjalin e mbledhjes për transmetim për mediat.

Kjo ka bërë që Alibeaj të nxjerrë jashtë me anë të Gardës Lefterie Luzin, e cila aktualisht është drejtoreshë e Komisioneve Parlamentare në Kuvend.

“Kam një vërejtje ndaj administratës mbledhja ka filluar është çelur me kuorum, ju keni detyrat tuaja për të vazhduar transmetimin e mbledhjes kur kryetari i komisionit të deklarojë fundin e saj.

Nëse do të merrni urdhra të paligjshme për të ndërprerë sinjalin do të ushtroj të drejtat e mia për gjithkënd nga ju deri në kallëzim penal.

Mos u bëni pengesë për vazhdimin. Lush je ti që vjen këtu e na thua. Zonjën garda nxirreni jashtë, nuk është deputete dhe ka marrë vërejtje nga kryetari. Garda zbatoni urdhrat e kryetarit”, urdhëron Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re