Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli ku ka marrë pjesë në disa takime të nivelit të lartë, siç tha për t’i njohur europianët me vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Mirëpo, sapo në protestë na mbërritur lideri demokrat, militantët e Partisë Demokratike kanë përzënë gazetarët e televizioneve kombëtare dhe operatorët që i shoqëronin, duke i akuzuar se gjatë zgjedhjeve kishin mashtruar opinionin publik.

“Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Një situatë sa e paprecedentë aq dhe e turpshme, e frymëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike si Flamur Noka, Edi Paloka, zyrtari Alfred Lela dhe ish-deputeti Klevis Balliu. Të gjithë këta persona, që në nisje të tubimit kanë akuzuar gazetarët, duke bërë ata fajtorë për humbjen e zgjedhjeve.

Situata e tensionuar u pasua dhe një moment më pas kur Edi Paloka sulmoi gazetaren e Euronews Albania, Sara Demushi. Ai u kërkoi Demushit të largohej nga pasqyrimi i protestës dhe menjëherë militatët nisën t’i ktheheshin gazetares të irrituar.

Gjithçka kulmoi kur erdhi Sali Berisha dhe turma përzuri një grup gazetarësh, ndërsa gjatë raportimit dhe pasqyrimit të fjalës së liderit demokrat, ka penguar në kryerjen e detyrës dhe kolegët e tjerë të medias.

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike që po marrin pjesë në protestën që po zhvillohet në Tiranë, pranë Sheshit Skënderbej, ku janë mbledhur liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe po marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko