Skip to content

Tentativa e dështuar e grabitjes në vilën katër katëshe, kamerat filmuan gjithçka (foto)

Tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Karpen të Kavajës mbrëmjen e së premtes.

Autorët kanë hyrë në banesën e 70-vjeçarit Baki Guga dhe janë përleshur me kryefamiljarin e më pas mes tyre janë futur dhe nënë e bir 47 dhe 13 vjeç të cilët kanë mbetur të lënduar.

Përleshja me familjarët, ka bërë që grabitësit të tërhiqen dhe të mos vjedhin gjë nga banesa.

Nënë e bir, të cilët kishin marrë plagë në trup u dërguan në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Vila 4 katëshe e 70-vjeçarit është e pajisur me kamera sigurie të cilat kanë filmuar gjithçka, ndërkohë që pamjet e të cilave janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin e autorëve./Balkanweb