Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.

Konkretisht i arrestuari është shtetasi me inicialet F.H 39-vjeç banues në Kosovë, të cili gjatë kontrollit nga autoritete kufitare të Portit të Durrësit, konstatuan se ai po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas forcave blu 39 vjeçari Kosovar do kalonte pikën kufitare nga Porti i Durrësit me automjetin e tij, ndërsa pas arrestimit provat materiale u dërguan pranë Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë;

Durrës / Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re