Një shqiptar që ishte nisur drejt Britanisë së Madhe është ndaluar në Aeroportin e Lisbonës, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifkuara.

Mediat e huaja shkruajnë se bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër (grua) që e shoqëronte, i cili akuzohet për dhënien e ndihmës për kalim të emigrantëve të paligjshëm.

Drejtoria Kufitare dhe e Emigracionit në Portugali (SEF) tha se gruaja, kombësia e së cilës nuk u bë e ditur, po përpiqej të hynte në Mbretërinë e Bashkuar, përmes Lisbonës, me një shtetas shqiptar, i cili u arrestua gjithashtu për paraqitjen e një dokumenti të falsifikuar evropian të udhëtimit.

Të dy shtetasit u arrestuan në kontrollin kufitar të nisjeve ndërkombëtare të aeroportit kur po përgatiteshin të hipnin në një fluturim për në Bristol, në Mbretërinë e Bashkuar.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb