Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme shtetasen Bukuroshe Muharremi 50-vjeçe, nën akuzën e ‘Trafikimit të të miturve’, pasi në praninë e saj u gjet 12-vjeçari Ronaldo Tanushi.

I mituri u shpall i humbur tre ditë më parë nga babai i tij Gazmend Tanushi, i cili kërkoi ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e dhe gjetjen e djalit të tij.

12-vjeçari u pa fillimisht te liqeni i Tiranës në praninë e një fëmije rom, ku dhe u filmua nga një qytetare pasi tentuan t’i vidhnin qenin. Më pas në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët, ai u gjet në qytetin e Sarandës

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Vlorë

Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur gjetja e shtetasit të mitur R. T., 12 vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re