Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë sipas shkallës Rihter goditi pak pas orës 13:00 sipas kohës Shqiptare pranë bregdetit jugor të ishullit grek të Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës. Raporton Kathimerini.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 14 kilometra në lindje të ishullit të Krisit, pranë bregdetit të komunës së Kretës, Ierapetra, dhe thellësia fokale e vlerësuar është 9.2 km. Sipas mediave greke, dridhja u ndje në kryeqytetin e Kretës, Iraklio (ose Candia) dhe në pjesën lindore të ishullit.
Deri më tani, nuk është raportuar për dëme. Sipas Efthymios Lekkas, president i Oasp, Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, dridhja “u shkaktua nga një çarje në jug të Ierapetrës, paralel me bregdetin e Kretës”. Lekkas shtoi: “Ende nuk mund të themi nëse është tërmeti kryesor, është shumë herët, nevojitet monitorim”.