Banorët e pallatit nr 8, në lagjen 5 të qytetit bregdetar kanë vijuar luftën lidhur me çështjen e dëmtimit të banesës së tyre duke e dërguar atë në SPAK.

Banorët pretendojnë se bashkia, instituti i ndërtimit dhe Prokuroria e rrethit gjygjësor Durrës kanë fshehur dëmin real të pallatit. Pas këtij aludimi, banorët do të dorëzojnë pranë SPAK, dokumentat origjinal të ekspertëve.

Pallati në fjalë eshte klasifikuar i banueshëm në nivelin e dëmit DS 2 në një kohë kur inkliminimi i pallatit, është përcaktuar nga ekspertët ne nivelin 51 cm, ndërsa për ekspertët privatë animi është mbi 60 cm. 60 familjet akuzojnë prokurorinë për zvarritje të çështjes, ndërkohë që pallati po cedon çdo ditë e më shumë.

/faxweb