Një tjetër tërmet 5.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë vetëm një ditë pas tërmetit me madhësi 6 ballë.

Mediat vendase bëjnë me dije se sizmologët janë të shqetësuar pas tërmetit të djeshëm në rajonin e Thesalisë, pasi dyshojnë se kanë të bëjnë me një fenomen të panjohur më parë.

Presidenti i OASP, profesor i gjeologjisë në EKPA, Efthymios Lekkas në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se lëkundjet e djeshme janë aktivizimi I një fenomeni të panjohur të thyerjes.

Ai e ka cilësuar fenomen të rrallë I tërmeteve “binjake”. Sipas tyre një fenomen i tillë është ndeshur në Greqi në vitin 2014, në termetet e Kefalonias.

“Këtë fenomen e kemi hasur në zona të tjera sizmike në botë. Tërmetet e dyfishta kryesore janë diçka e veçantë por jo e panjohur, është një fenomen që është vërejtur nga sizmologë ekspertë ”, ka thënë ai.

Ndërkohë sizmologë të njohur në Greqi, fenomenin e kanë parashikuar që në tërmetin e së mërkurës ku u kanë bërë thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm, pasi ai mund të pasohej nga lëkundje tjera të fuqishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re