Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti ndodhi në (09:58 sipas kohës lokale) 14:58, me orën tonë dhe dridhjet u ndjenë edhe në Kili.

Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive urdhëroi evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami pas tërmetit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko